
Mali i Jushit vijon të jetë një nga zonat e prekura nga përmbytjet e fundit, ku banorët raportojnë dëme të mëdha materiale dhe vështirësi në jetesë. Rita Leka, banore e zonës, tregon se përmbytjet i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë, pajisje shtëpiake dhe tokat e mbjella. Ajo tregon se uji ka qëndruar brenda shtëpisë për ditë të tëra, duke I detyruar të largohen nga banesa për një periudhë kohe, sepse ishte e pamundur të jetonim në kushte të tilla.
Banorët shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se deri më tani asnjë përfaqësues i institucioneve shtetërore nuk ka shkuar pranë tyre për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.
Pasojat e përmbytjeve vijojnë të rëndojnë jetesën e banorëve në këtë zonë. institucioneve shtetërore duhet të ndërhyjnë sa më shpejt për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet dhe për të kompensuar dëmet e shkaktuara.






