Fshati Obot në njësinë Ana e Malit është një nga më të prekurit nga përmbytjet duke sjellë dëme të mëdha për fermeret atje. Gjon Marku është një nga banorët e këtij fshati i cili tregon se gjithë mundi i 30 viteve punë po shkatërrohet vit pas viti.

I ndodhur në këtë situatë për fermerin e vetmja zgjidhje mbetet emigracioni.Në Bashkinë Shkodër aktualisht janë 1320 Ha tokë nën ujë ku nga këto 1300 janë në njësinë Administrative Ana e Malit. Në 15 banesa të fshatit Obot ka prezencë uji në oborre ndërkohë që rruga e Obotit ka prezencë uji 75 cm ndaj po operojnë me një mjet të kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë ndersa vijon e bllokuar nga bora rruga Boge-Theth ne zonen e Qafe Thores.