Në bazë të vlerësimit sot në mëngjes, situata gjatë natës është përkeqësuar, duke shënuar rritje të nivelit të ujërave në territorin e Shkodrës. Kjo për shkak të baticës dhe prurjeve nga të gjithë lumenjtë dhe liqeni në të gjithë zonën e Nënshkodrës së përmbytur në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethinat e qytetit.

🔸 Sot në orën 7.30 hidrometri shënon 7m ne Dajç – dje hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënonte kuotën 6.96 m.

🔸 Sot në orën 7.30 hidrometri në liqen shënon 9.35- dje Liqeni të Shkodrës në orën 14.30, shënonte kuotën 9.22 m.

🔸 Sot në orën 7.30 hidrometri Drin shënon 7.35 – dje hidrometri i lumit Drin në orën 14.30, shënonte kuotën 7.50 m.