Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se Qeveria malazeze i ka ofruar ndihmë Sllovenisë pas reshjeve dhe vërshimeve që ndodhën atje, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.

“Ne jemi në kontakt me kolegët e kabinetit të kryeministrit të Sllovenisë Robert Golob dhe jemi në dispozicion për të gjithë ndihmën e disponueshme për miqtë tanë”, ka shkruar Abazoviç në Twitter.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit malazez i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, që humbën jetën si pasojë e këtyre fatkeqësive natyrore.

Si pasojë e këtyre reshjeve, fatkeqësisht kanë humbur jetë tre persona.

Artikulli paraprakPOLICIA MEGAOPERACION PËR ZBULIMIN E PARCELAVE ME KANABIS NË DISA ZONA TË VENDIT, 12 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërSHIU BLLOKON RRUGËN NË KOPLIK