Me largimin e ujit nga pjesa më e madhe e zonave që u përmbytën, dy bashkitë, ajo e Vlorës dhe e Fierit kanë nxjerrë në terren ekipet për verifikimin e dëmeve. Nuk dihet saktësisht numri i grupeve, por në Fier janë pesë, kurse në Vlorë deri tani shtatë grupe, të cilët do të shkojnë në çdo familje.

Grupet përbëhen nga inxhinierë ndërtimi, përfaqësues nga pushteti vendor, nga emergjencat civile dhe kryeplaku i fshatit. Për çdo banesë të dëmtuar po mbahet dokumentacioni përkatës, ndërsa urdhri është që deri ditën e premte, të përfundojnë kontrollet dhe verifikimet në terren.

Nga përmbytjet në fundjavë në Darzezë, Qarr, Levan, por edhe shumë fshatra të tjera të Fierit, u dëmtuan shumë banesa