Fshati Obot vijon të paraqesë situatë problematike si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Rruga e fshatit mbetet e pakalueshme për mjetet e vogla, ndërsa banesat në brendësi të tij nuk kanë prezencë uji. Regjimenti i Kembesorise se Veriut, vijon operacionin ne Fshatin Obot njesia administrative Ana e Malit, Bashkia Shkoder, me 3 mjete te kalushmerise se larte, 2 motovarke dhe 15 personel.
Po kryhet transporti i banoreve, ushqime per njerezit dhe çdo nevoje tjeter sipas kerkesave te Bashkise Shkoder.
Situata në këtë zonë po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.
Në pjesën tjetër të territorit të Bashkisë Shkodër, situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe nën kontroll. Në Njësinë Administrative Velipojë janë evidentuar rreth 250 ha tokë bujqësore dhe kullota nën ujë. Nuk raportohen dëme në blegtori dhe bletari.
Në Njësinë Administrative Dajç janë evidentuar rreth 100 ha tokë bujqësore dhe kullota me ujëra sipërfaqësore, me tendencë përmirësimi. Veçmas, evidentohen 300 ha kënetë Dajç dhe 50 ha kënetë Pentar, zona natyrore shkarkimi pa ndikim në banesa apo toka të punuara.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë evidentuar rreth 120 ha ujëra sipërfaqësore në parcela të pambjella.
Në total, sipërfaqja e prekur përfshin rreth 470 ha tokë bujqësore dhe kullota.
Lumenjtë Bunë dhe Drin kanë njohur rritje të nivelit me rreth 10–20 cm dhe po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme. Strukturat e Bashkisë vijojnë monitorimin e pandërprerë të situatës në terren.

Artikulli paraprakBOGË-THETH-TAMARË-VERMOSH NËN MONITORIM
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, NIS PËRMIRËSIMI I SITUATËS NË QARKUN LEZHË