Zonat e NënShkodrës për 5 ditë me radhë janë të përmbytura nga uji. Sot janë 1823 hektar tokë nën ujë raporton bashkia Shkodër. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni ishte sot në një prej zonave më të prekura nga kjo përmbytje në njësinë Dajcc në fshatin Shirgj. Rruga Shirgj-Darragjat është e bllokuar.

Administratori i Dajçit Gjovalin Darragjati i kërkoi prefektes që të sigurohet ushqimi për bagëtitë për banorët si dhe ccështja e pemëve dekorative që janë dëmtuar.

Prefektja Angoni siguroi se pavarësisht se prurjet në kaskadën e lumit Drin janë..shkarkimi në hidrocentralin e Vau Dejës bashkë me agregatët është jo më shumë se 900 metër kub ujë në sekond.

Një ditë më parë u zhvillua një mbledhje e Shtabit të Emergjencave Civile në prefekturën e qarkut Shkodër duke diskutuar mbi problemet si dhe masat që duhen marrë nga të gjitha institucionet për t’ju gjendur sa më pranë banorëve tokat e të cilëve janë përmbytur.

Artikulli paraprakBARDHAJ, GËRRYERJA NGA LUMI RREZIKON BANORËT
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, SHEFI I USHTRISË: GATISHMËRI PËR TRANSPORTIN