Situata në zonat e përmbytura në qarkun Shkodër ka njohur një përmirësim.

Prefekti i qarkut Paulin Radovani shprehet se uji ka pësuar tërheqje. Problem mbeten zonat malore të qarkut Shkodër për të cilat pritet edhe një fond i veçantë nga qeveria. Prefekti Radovani kërkon më shumë kurajo dhe punë nga bashkitë dhe jo të ankohen. Sipas prefektit Radovani në vazhdimësi pritet që të ketë sërish një përmirësim të situatës por gjithnjë duke kërkuar që hidrocentralet të mos abuzojnë me shkarkimet.