Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria është e angazhuar për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej përmbytjeve.

Në rubrikën e përditshme ku kryeministri Rama uron ndejkësit e tij, ai shkruan: “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë. Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara”

Artikulli paraprakMETA MEZASH PËR 105-VJETORIN E FA: MIRËNJOHJE PËR SAKRIFICËN NDAJ ATDHEUT
Artikulli tjetërJERUZALEMI KRYEQYTET, BOTA ARABE PARALAJMËRON SHBA-NË