Rihapet për qarkullimin e automjeteve pas 20 orësh, autostrada Tiranë-Durrës.

Ky aks u bllokua pasditen e djeshme për shkak të reshjeve intensive të shiut të cilat sollën edhe përmbytjen e segmentit pranë Vorës. Dhjetëra automjete mbetën të bllokuara mes ujit, ndërsa Forcat e Armatosura evakuuan qytetarët e izoluar. Pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës mëngjesin e kësaj të premte ishin të trishta me automjete të përmbytura e të dala jashtë funksiomit dhe më rrugën e mbuluar nga lluca e inertet, të denja si në një zonë lufte. Forcave të emergjencës iu është dashur plot 20 punë intensive për të larguar automjetet nga rruga dhe dhe rehabilituar segmentin e dëmtuar të rrugës me një gjatësi prej 350 metra.

Ky segment u inspektua paraditen e sotme nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako si dhe Prokurori i Tiranës Ervin Karanxha, i cili u shpreh se do hetohet edhe mbjellja e palmave si shkak për përmbytjet përgjatë autostradës. Banorët e kësaj zone të prekur nga përmbytjet kanë akuzuar se palmat dhe ndërtimet pa leje kanë bllokuar kanalet kulluese të autostradës duke bërë që uji të kalojë në rrugë.