
Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike, kryesisht në Bashkinë e Kurbinit.Argjinatura e Lumit Drojë vijon të jetë e çarë, duke sjellë rritje të nivelit të ujit në fshatrat Adriatik, Golem dhe Patok të Njesisë Administrative Fushë-Kuqe.
Një nga zonat e prekura masivisht nga përmbytjet është edhe Sanxhaku, ku uji ka deportuar edhe në disa banesa.Banoret thonë se prej katër ditesh situata është mjaft e vështire, duke ju sjellë dëme të shumta krysisht në bujqësi dhe blektori.Emergjente për ta është baza ushqimore për gjënë e gjallë e cila është dëmtuar nga prezenca e ujit.
Gjatë natës ka patur dhe mungese të energjisë elektrike në hidrovoret e Drojës, Shellinza dhe Tale, duke ndikuar negativisht në evadimin e ujerave.Ndërkohë vemendja më e madhe e strukturave është përqëndruar në zonen e Fuhsë-Kuqës, ku në terren janë edhe forcat e ushtrisë me mjete të rënda dhe lundruese për të evakuar banoret në rast nevojë, përshkak të nivelit të ujit i cili ka ardhur gjithnjë në rritje.






