Një rol kryesor në përmbytjet në zonat e NënShkodrës por edhe qarkun Lezhë kanë forcat e ushtrisë të cilët bëjnë transportimin e banorëve në ato fshatra të cilët janë të izoluar nga uji.

Një prej tyre është fshati Obot të njësisë Ana e Malit ku që në ditën e parë të përmbytjeve banorët transportohen me mjetet e larta të ushtrisë. Komandanti I Batalionit të Këmbësorisë në repartin ushtarak të Vau Dejësit, Nën Kolonel Ali Mali tregon për ndërhyrjen që kanë bërë forcat e ushtrisë.

Krahasuar me vitin 2010 të përmbytjeve masive në Shkodër, situata kësaj here është shumë më e lehtë për t’u menaxhuar bën të ditur Nën Koloneli Mali.

Në fshatin Obot e vetmja mënyrë për të transportuar banorët është përmes mjeteve të larta të ushtrisë duke qenë se niveli I ujit mbi aksin rrugor shkon mbi 80 centimetër dhe është i pakalueshëm për mjetet e ulta.