
Në fshatin Mushan, në njësinë administrative Dajç, përmbytjet e fundit kanë sjellë një goditje të fortë për banorët. Toka e mbjellë dhe serat, që për shumë familje ishin burim i jetesës, janë shkatërruar nga uji i rrëmbyeshëm. Një nga ata që po përballet me pasojat më të rënda është Hamza Mlloja, 72 vjeç. Ai tregon se dëmet janë të mëdha dhe se ndihen të braktisur. Hamza tregon se uji ka hyrë brenda serave dhe ka shkatërruar bimët, ndërsa tokat e mbjella janë përmbytur plotësisht.
Ai thotë se dëmet janë të papërballueshme, sidomos për një njeri në moshë si ai, që jeton vetëm nga ajo që mbjell. Sipas tij, askush nuk ka ardhur t’i pyesë për dëmet, dhe as nuk ka marrë ndonjë ndihmë apo mbështetje.
Dëmet në serat dhe tokat e mbjella kanë lënë pas shpresë për shumë familje, dhe banorët e Mushanit shpresojnë që dikush të marrë masa sa më parë për të ndihmuar dhe për të parandaluar përmbytje të tjera në të ardhmen






