Situata e përmbytjeve në NJA Ana e Malit në Bashkinë e Shkodrës, si pasojë e shkarkimeve të hidrocentraleve, vijon të jetë e pandryshuar. Sipas raportimeve nga territori, ditën e sotme është kjo situatë: Sipërfaqe të përmbytura sipas fshatrave:

a. Fshati Obot 70 Ha

b. Fshati Muriqan 200 Ha

c. Fshati Oblikë 180 Ha

d. TOTALI 450 Ha

Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet 320 Ha, e ndarë si më poshtë:

a. Jonxhe 280 Ha

b. Kultura të dyta foragjere 30 Ha

c. Grurë 5 Ha

d. Sipërfaqe sera 1 Ha

e. Bimë dekorative 4 Ha

f. Tokë e pakultivuar 130 Ha

SHKARKIMET 300 m3/sek NGA VAU DEJËS Ndërkohë, shkarkimet nga hidrocentrali i Vau- Dejësit vazhdojnë. Sipas raportit zyrtar, i datës 8 shkurt 2018, 5 agregatet punojnë me kapacitet të plotë dhe vijojnë shkarkimet nga porta me 300 m3/ sek. Bashkia e Shkodrës vijon orë pas ore monitorimin e situatës në terren.