Rritja e nivelit të përrejve në territorin e Bashkise Vau Dejes, ka krijuar probleme per banoret e zones.

Reshjet e 48 oreve te fundit, kane shtuar nivelin e perroit te zones, ne laghjen Kaldrun te kesaj Bashkie, ku si shkak edhe i thyersjes se nje argjinature mbreojtese, tashme rrezikohen 12 familje te kesaj lagjeje, nderkohe qe 3 banesa jane ne rrezik permbytjeje. Sipas te dhenave te Bashkise Vau Dejes, behet me dije se aktualisht ndodhet nje mjet i bordit te kullimit i cili po punon per devijimin e rrjedhes se perroit, ne menyre qe keto banesa te mos perfshihen nga banesat. Nderkohe rruga qe lidh gomisqen me Bashkine Vau Dejes, eshte e bllokuar per shkak te nivelit te ujit te prronit me te njejtin emer qe kalon ne kete zone. Me shume se 20 familje jane te izoluar plotesisht per shkak te permbytjes se rruges, dhe demtimit te plote te ures qe lidhte kete fshat me qendren e Bashkise se Vau Dejesit. Nderkohe qe sipas te dhenave nga shtabi i emergjencave civile ne Bashkine Vau Dejes, i cili aktualisht ndodhet ne terren behet me dije se probleme jane hasur edhe ne Vig Mnele, per shkak te perrejve malore, niveli i te cileve eshte rritur ndjeshem per shkak te prurjeve si shkak i reshjeve te shiut dhe debores, ne lartesine mbi 800 meter. Ne Vig Mnele, ka probleme ne lagjen Dushaj, ku kerkohet krijimi i nje argjinature mbrotjese per te mbrotjur zonen nga vershimi i perrejve malore. Momentalisht, te izoluar ngelen vetem banesat ne gomsiqe, nderkohe qe vemendja eshte perqendruar ne lagjen Kapedan ne Bashkine Vau Dejes