Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka inspektuar zonat e përmbytura në vend. Ai ka qenë në Fushë-Krujë ku ka parë nga afër situatën në lagjen ”Adem Gjeli”.

Ministri Tahiri kërkoi edhe një herë solidaritetin e të gjithëve për të përballuar këtë situatë të vështirë si dhe për të ndihmuar qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore. ‘”Qeveria është në këmbë duke monitoruar situatën në të gjithë vendin për të parandaluar pasoja të veçantë. Po bëjmë një plan për të ardhmen që do të sjellë mos përsëritjen e përmbytjeve në këtë rajon dhe gjithë vendin. Të tregojmë solidaritet që të parandalojmë pasojat që kanë pasur familjet që u prekën për shkak të përmbytjeve’’ tha ministri Tahiri Tahiri ka ftuar edhe opozitën të bashkëpunojë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. ‘’Unë nuk dua të merrem me opozitën. Opozita e ka bërë zakon që të merret me fatkeqësinë e njerëzve duke u përpjekur të prodhojë politikë me kapriçot e natyrës. Unë i bëj thirrje opozitës, nëse ka energji pozitive te bashkohet me ne për të ndihmuar qytetarët që sot kanë nevojën tonë. Unë besoj se dhe opozita ka mundësi që të bashkohet me ne dhe të ndihmojmë të gjithë bashkë ata që kanë nevojë”.

Artikulli paraprakVRAU PARUKIEREN, BURG PËR 31-VJEÇARIN
Artikulli tjetërGJYKATA E SHKODRËS LIRON KATËR TREGTARËT E DUHANIT