Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3740 Ha.

Njësia Administrative Dajç: 1415 ha
Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët,1000 pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1200 ha
Janë 160 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, 250 pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 600 ha tokë e përmbytur .Janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë.Në fshatin Ças paraqiten probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar. Janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 115 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 30 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Në këtë moment janë 55 persona të akomoduar në konvikt.

Nevojat për bazë ushqimore , për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:
1. Koncentrat 220 t
2. Bar i thatë 300 t

Artikulli paraprakPANIK NË AJËR, VDES PASAGJERI 32-VJEÇAR, AVIONI KTHEHET POR …
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË NJË AUTOMJET NË LAGJEN ‘RUS’