Kushtet atmosferike të përmirësuara kanë bërë që niveli i sipërfaqes totale të tokës së përmbytur në zonat e NënShkodrës të bie. Sot në total nën ujë janë 4700 hektar tokë, 600 hektar më pak se një ditë më parë. Kjo tregon se uji në mënyrë të konsiderueshme ka nisur që të tërhiqet në zonat e përmbytura. Pavarësisht kësaj sërish situata mbetet problematike në fshatrat që kanë ende prezencë uji. Nga monitorimi periodik i bashkisë Shkodër bëhet e ditur se një rënie ka edhe nga matja e nivelit të ujit me hidrometër.

Në Dajç niveli është 6.60 metër nga 6.30 që është kuota maksimale, një rënie me 1-0 cm krahasuar me një ditë më parë. Në liqenin e Shkodrës kuota është 9.10 metër nga 8.70 që është maksimalje, me një rënie me 11 cm nga 24 orë më përpara dhe në lumin drin kuota është 6.95 m nga 7.50 që është maksimalja me një rënie prej 17 cm krahasuar me një ditë më parë. Në njësinë adminsitrative Ana e Malit rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110 cm.

Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit ndërsa janë furnizuar me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë nga ana e ujësjellësit. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha në Anën e Malit, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf. Shtëpi të përmbytura janë vetëm 2. 106 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot). Rruga e Goricës është e kalueshme me vështirësi me mjete të ulta.

Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 20-25 cm. Ka garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan dhe 4 banesa me prezencë uji në oborre si dhe 8 shtëpi me ujë në oborre në lagjen Kurtaliaj. Në njësinë Dajç sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar.

Ka prezencë uji rreth 140 cm. Shtëpi të përmbytura janë 9 ndërsa 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.Është e pakalueshme me mjete të ulta edhe rruga Belaj- Pentar. Aty kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë ndërsa rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Në njësinë Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha. Në njësinë Guri i Zi vazhdon gërryerja nga lumi Drin ndërsa në Bërdicë janë 800 HA tokë e përmbytur dhe 600 HA tokë në njësinë Rrethina. Edhe në lagjen periferike të Livadeve në Shkodër situata vijon të jetë e përkeqësuar nga përmbytjet raporton bashkia Shkodër.