KRYETARI I KOMISIONIT TË VEPRIMTARIVE PRODHUESE NË STAFIN E KETI BAZHDARIT. Përmirësimi i programit drejtues të bashkisë Shkodër pas konsultimeve me grupet e interesit vijon të jetë qendër te vëmendjes së stafeve të punës pranë kandidates për kryetare Bashkie znj.Keti Bazhdari. Pjesë e takimeve për këtë çështje u bë  edhe deputeti Eduard Shalsi njëherësh edhe kryetar i komisionit të veprimtarive prodhuese, tregtisë dhe mjedisit ne kuvend.

Tema e bashkëbisedimit interaktiv ishte përfshirja e nivelin me te larte te eksperteve ne Shqipëri për drejtimin e Shkodrës larg ngjyrimeve politike ne mënyre qe shërbimet qe ofron bashkia por edhe projektet  te jene te karakterit afatgjate me afër qytetarit. Ne cilësinë e një prej njohësve me te mire te rrjetit te shërbimeve te njësive vendore, me eksperiencën e mëparshme si nënkryetar i bashkisë Tirane, Shalsi vlerësoi punën e mire te realizuar dhe projektet. U evidentua rëndësia qe investimet te mos bien ne konflikt me njëra tjetrën siç është bëre deri me tani me infrastrukturën rrugore e cila fillimisht realizohet e me pas prishet, pasi bashkitë kujtohen me vonese për rrjetin e kanalizimeve nëntokësore. Gjate takimit vëmendje ju kushtua koordinimit te punës për zhdukjen e  distancës  se krijuar mes pushtetit vendor  dhe përfaqësuesve te grupeve te interesit për te cilët koha dikton qe te jene pjese e  bashkisë për ti dhëne hov zhvillimit te Shkodrës.