Fatmirësisht ditën e sotme raportohet për një përmirësim të gjëndjes shëndetsore të 7 vjeçares që vijon në kujdes intensiv në QSUT e cila dyshohet të jetë helmuar së bashku me të vëllanë 3 vjeç i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë datë 22 shkurt. Sipas të dhënave të marra në spitalin rajonal të Shkodrës rezulton se për herë të parë dy fëmijët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë shëndetsore të premten datë 21 shkurt rreth orës 18:30.

Pas ekzaminimit nga mjekët pediatër, dhe konstatimit të të vjedhave dhe komplikacioneve të tjera të ngjashme me virozat e stinës, mjekët i kanë kërkuar babait që fëmija 3 vjeç të lihet në kushte spitalore ndërsa por një gjë e tillë nuk është pranuar. Babai ka kërkuar që fëmija të merret në shtëpi ndërsa në kartelën shëndetësore që disponon spitali , rezulton që të jetë refuzuar hospitalizimi me firmë të babait.

Një ditë në vonë fëmijët në gjëndje të rënduar shëndetsore janë paraqitur në urgjencën e spitalit në orën 9:40. Ka qenë fillimisht djali i cili është sjellë në spital nga babai në gjëndje shumë të rënduar shëndetsore ndërsa 15 minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Pas rreth 40 min është sjellë nga gjyshërit edhe vajza 7 vjeçe e cila më pas është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Jashtë kamerave familjarët janë shprehur që nuk kanë asnjë pretendim ndaj spitalit të Shkodrës dhe se ata kanë bërë sa mundën për vogëlushin. Ata i bëjnë thirrje mediave që të mos abuzojnë me këtë rast dhe të jenë të kujdesshëm me mënyrën si shprehen pasi vajza e tyre vijon të jetë në gjendje të rëndë ndërsa nëna e fëmijëve është shtatzënë dhe çdo lajm i pavërtetë mund të rëndojë gjëndjen e saj shëndetsore.

Artikulli paraprakGERALB SMAJLI SHITET NË ÇEKI
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”