Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka inspektuar punimet për rehabilitimin e kanaleve kulluese në zonën e Markatomajt, në Njësinë Administrative Zejmen. Në kuadër të ndërhyrjes janë pastruar dhe zgjeruar rreth 5 kilometra kanale, duke përmirësuar kullimin e rreth 120 hektarëve tokë bujqësore.Banorët vlerësuan maksimalisht punën e kryer në këtë zonë. Gjatë bashkëbisedimit me ta, kryebashkiaku Ndreu foli edhe për projektin e rrugës Markatomaj–Autostradë, duke e cilësuar atë si një tjetër sfidë që synohet të realizohet brenda një kohe të shpejtë.

Gjatë viteve të fundit, Bashkia Lezhë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë zonave bujqësore, duke rehabilituar kanalet kulluese dhe përmirësuar sistemin vaditës. Këto investime kanë sjellë një ndikim mjaft pozitiv për fermerët, duke përmirësuar kushtet e punës dhe produktivitetin në bujqësi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRSH NIS NDËRHYRJEN NË AKSIN LEZHË-SHKODËR
Artikulli tjetërARTIZANI QË GDHEND HISTORINË E SHKODRËS