Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonat e ulëta, por me vranësira të dendura dhe shira të dobët paraqitet moti në zonat verilindore dhe juglindore.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar shirat edhe nga zonat malore, kjo do të bëjë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Artikulli paraprakWIKILEAKS PUBLIKON DOKUMENTE QË PRETENDON SE JANË TË CIA-s
Artikulli tjetërPOROSITË E ‘SHPËRFILLURA’ TË MOGHERINIT