Një 46-vjeçar nga Elbasani, i fiksuar nuk dihet për ç’arsye, e ka përndjekur nga pas një 27-vjeçare, Z.K. me banim në këtë qytet. Ai quhet Arian Stafa. Pasi e ka ndjekur vajzën, ai i ka dëmtuar edhe makinën në lagjen Dyli Haxhiere”.

Të dy këto akte të tij mjaftonin për ta dënuar, por duket se Stafa e ka pësuar më keq pasi Policia i ka kontrolluar banesën. Policia e Elbasanit njoftoi se arrestoi menjëherë pasi grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur një armë zjarri, automatik dhe 126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm. Gjithashtu, sekuestroi dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 121/a/2, 150 dhe 278/2/3 të Kodit Penal.