Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur në Elbasan. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Broshkë.

Paraprakisht mësohet se shtetasi me iniciale K.H., 31 vjeç, duke drejtuar mjeti tip ‘Ford’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali

Në njoftimin e policisë thuhet se:;”Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja F. H.,39 vjeçe.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”. Ndërkohë një grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqëve të aksidentit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTRAFIKU I KLANDESTINËVE, ARRESTOHET 41 VJEÇARI
Artikulli tjetërBOTËRORI 2018/ NDESHJA DANIMARKË-AUSTRALI MBYLLET ME BARAZIMIN 1-1