Dy persona mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një grua, pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën dytësore Rrile–Shënkoll në Lezhë.Aksidenti ndodhi rreth orës 09:50 të së premtes, ku automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen A.P., është përplasur me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin K.K.Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë shtetasi me iniciale K.K., i cili pasi mori ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Lezhës, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Nga burime mjekësore bëhet me dije se ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jetën.Ndërsa drejtuesja e automjetit tjetër, shtetasja A.P., ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nga veprimet paraprake të policisë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se drejtuesi i automjetit tip “Golf” ka qenë duke parakaluar dhe është përplasur me automjetin “Benz”, i cili po hynte në një rrugë dytësore. Më pas automjeti është përplasur edhe me një shtyllë ndriçimi, duke e rrëzuar plotësisht atë, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime të shumta

Artikulli paraprakSHKOLLA “PRENK JAKOVA” AKTIVITET ARTISTIK PËR 7- 8 MARS
Artikulli tjetërMUZIKA QYTETARE NË RITMET JAZZ E BLUES NË LEZHË