Në rrugën Antipatrea,në vendin e quajtur Ura e Goricës ka ndodhur një aksident i rende,ku janë përfshirë 3 mjete.

Menjëherë në vendngjarje kane mbrritur shërbimet e policisë dhe është konstatuar se mjeti me targa AA 950 AC është përplasur me mjetin tip Wolksvagen me targa AA 252 LN dhe me mjetin furgon, tip Benz, me targa AA 179 DH. Drejtuesi i mjetit me targa AA 950 AC,shtetasi Eduart Mjeshova, 30-vjeç dhe pasagjeria shtetasia K.Ç, 25 vjeçe,janë plagosur rëndë dhe janë transportuar për në Spitalin Rajonal te Beratit, ku po marrin ndihmë mjekesore. 25-vjecarja K.Ç, është në gjendje më të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Të plagosur lehtë janë edhe 2 drejtuesit e 2 mjeteve të tjera, një golf dhe një furgon, që u përfshinë në aksident. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.