KINE-Dhjetra makina u përplasën në një autostradë në veri të Kinës duke lënë të vdekur 17 persona dhe të plagosur 37 të tjerë.

Skena në aksidentin tragjik ishte e ngjashme me filmat e hollivudit. Shkak besohet se ka qenë moti i keq që shkaktoi rrëshqitje në rrugë duke sjellë dhe kaosin që shihni në foto dhe video. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni edhe gjendjen e automjeteve. Autostrada ku u regjistrua dhe aksidenti lidh Pekinin me Kunimung. Në aksident ku u përfshinë rreth 56 makina e pjesa më e madhe tyre ishin kamionë. Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjegulla dhe shiu i rënë i përzjerë me borë. Autoritetet kineze thanë se, në orët para aksidentit tragjik në zonë kishte rënë borë. Zjarrfikësit thanë se kur mbërritën në vendngjarje, luftuan me flakët në makinat që ishin përplasur. Për të nxjerrë viktimat apo të plagosurit në orët e para ishte shumë e vështirë. Sipas tyre veç kushteve të vështira atmosferike, aksidenti ndodhi menjëherë pas daljes nga një tunel dhe kjo bëri që të përfshiheshin më shumë makina. Disa drejtues mjetesh që i mbijetuan aksidentin treguan se mjegulla pas daljes nga tuneli ishte tepër e dendur dhe kur më në fund vinin re rrugën e bllokuar nga makinat e përplasura më parë, ishte tepër vonë për të frenuar.