Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në autostradën Milot-Fushë Krujë pranë Thumanës.

Dy automjete të tipit Benz janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.Personat e plagosur janë sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nuk ka ende informacione lidhur mbi gjendjen e të plagosurve, ndërsa thuhet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë futja kundravajtje mjetit Benz me targa nga Shkodra.

Artikulli paraprakSHBA: IRANI PLANIFIKOI SULME, E PËRGËZOJMË SHQIPËRINË QË LARGOI AMBASADORIN
Artikulli tjetërGJENDET MAKINA E ATENTATORËVE TË PROKURORIT, TARGA FALSE, MASKA DHE AUTOMATIKË