Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gajushit”.

Mjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin A.Sh., është përplasur me mjetin tip” Opel ” me drejtues shtetasin Z.M., ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi H.G., i cili ndodhej pasagjer.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak“BIRRA ËSHTË GËZIM DHE JO NDASI O VËLLEZËR TË PEJËS”, SHOQATA E PRODHUESVE TË BIRRËS SHQIPTARE: QYTETARËT TË MARRIN PJESË MASIVISHT, BIRRA PEJA DO TË DËMTOJË FESTËN E BUKUR
Artikulli tjetërBIEN INFEKTIMET NGA COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 69 RASTE TË REJA DHE 1 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT