1 përson mbeti i plagosur pas përplasjes së dy automjeve në rrugen e vjeter nacionale Lezhë-Milot.Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes, në afersi të fshatit Pllane.Dy automjete tip “Benz” u përplasen kokë me kokë me njëra tjetren, e për pasojë mbeti i plagosur njëri prej drejtuesve.Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimët për zbardhjen e shkaqeve dhe rrerthanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njëres prej makinave, duke sjellë dhe përplasjen e fortë e për rrjedhoje përmbysjen e njërit prej mjeteve.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN 2 SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërVRASJA, GJENDET 1 AUTOMJET I DJEGUR