Në aksin rrugor Lezhë-Milot rreth orës 16:45 janë aksidentuar tre automjete, ku ka mbetur i plagosur një person. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit.

Automjeti me targa AA 550 GO me drejtues shtetasin A.M., duke mos ruajtur distancën, është përplasur me mjetin me targa AA 770 RF me drejtues shtetasin D.N. Si pasoje e këtyre përplasjeve , është lënduar vetem shtetasi A.M.,i cili është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrëzikut për jetën . Informacion paraprak Më datë 21.12.2017, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Milot, tek Kryqëzimi i Shënkollit ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se ishin përfshirë në aksident 3 automjete dhe konkretisht: Automjeti me targa AA 550 GO me drejtues shtetasin A.M., ku dyshohet se si pasojë e mos ruajtjes së distancës, është përplasur me mjetin me targa AA 770 RF me drejtues shtetasin D.N. Gjithashtu, mjeti me targa AA770RF me drejtues mjeti shtetasin D.N., si pasojë e përplasjes nga mjeti me targa AA550GO, është përplasur lehtë me mjetin me targa AA 558EY të drejtuar nga shtetasi A.G.

Si pasoje e këtyre përplasjeve , është lënduar vetem shtetasi A.M.,i cili është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrëzikut për jetën . Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e Policisë Rrugore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .