Dhjetë marinarë janë zhdukur pasi një luftanije amerikane është përplasur me një anije-cisternë të naftës në lindje të Singaporit.

Luftanija USS John S McCain u përplas me anijen tregtare Alnic MC, tha Marina në një deklaratë: “Raportet fillestare tregojnë se John S McCain është dëmtuar në pjesën e pasme. Ka aktualisht 10 marinarë të humbur dhe pesë të plagosur.” Një mision kërkim-shpëtimi duke përfshirë anijet e Singaporit, helikopterët, si dhe avionët e Marinës së SHBA por kërkojnë marinarët e zhdukur.

Ky është incidenti i dytë që përfshin një anije nga flota e marinës amerikane në Paqësor për dy muaj. 7 marinarë vdiqën në qershor kur USS Fitzgerald dhe një anije me kontenierë u përplasën me njëri-tjetrin në ujërat jashtë Japonisë.

Artikulli paraprakZJARR NË QAFËN E LALARIT, ERA FAVORIZON FLAKËT
Artikulli tjetërAUTOBUSI ME TURISTË BIE NË HUMNERË, 26 TË PLAGOSUR