Mund te duket e pabesueshme por ka ndodhur me te vertete.Një burrë i cili po udhëtonte me një motor tip Yamaha R1M, që kushton 19 mijë paund, humbi jetën aksidentalisht.

Burri i quajtur Ashar Niazi po udhëtonte nga jugu i Londrës për në Susses. Kur mori një kthesë, miku i tij pa në ajër një grumbull të madh puplash që u shpërndanë njësoj sikur të ishte hapur një jastëk me pupla. Kur u kthye pa mikun e tij të shtrirë në anë të rrugës. Babai i dy fëmijëve u gjet pa ndjenja për të humbur jetën më pas. Miku i tij tha se aksidenti fatal mund të jetë shkaktuar nga një pëllumb, i cili ka qenë duke flutur poshtë kur është futur në rrotat e motorit çka mund të ketë shkaktuar më pas aksidentin. Burri punonte si inxhinier.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIZITAT E NENE TEREZES NE SHQIPERI
Artikulli tjetërKRIZA E EMIGRANTEVE,BE APEL G20:JEMI NE LIMITET E PRANIMIT