Një 21-vjeçar që udhëtonte me motor në aksin Elbasan-Peqin është aksidentuar nga një makinë, pranë fshatit Papër. Burime ng apolicia bëjnë me dije se R.H., 24 vjeç banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” veturë është përplasur me motoçikletën.

 

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, O.S., 21 vjeç banues në Papër, i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan. Drejtuesi i mjetit është në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakI RIU I JEP FUND JETËS,MISTER SHKAKU
Artikulli tjetërHAHN NË PODGORICË ME LAJME TË MIRA: JENI PARAROJË NË RAJON PËR INTEGRIMIN