Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 vjeçarin Kejvin Bliu, i cili përplasi tre ditë më parë një 14 vjeçar tek Ura e Bllokut.

Aksidenti u regjistrua ditën e hënë rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku 19 vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore.

Policia bëri sekuestrimin e mjetit të 19-vjeçarit, në të cilin u gjetën dhe shenjat e aksidentit ndërsa i ka pezulluar për një vit lejen e drejtimit. Kejvin Bliu akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.

Artikulli paraprakITALI, SHKATËRROHET “KARTELI SHQIPTAR”; 250 MIJË EURO DROGË NË MUAJ
Artikulli tjetërAHMETAJ: MË 1 TETOR NIS AKSIONI KUNDËR INFORMALITETIT