
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në fshatin Mylte, Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen D. N., 39 vjeçe, është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas i mitur, rreth 12 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.






