Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe sjelljen e presidentit Ilir Meta një ditë më parë pas përplasjeve në selinë e FRD-së.

‘Kemi nisur vaksinimin e mësuesve do të shtrihet ditën e hënë në të gjithë Shqipërisë, sipas njësive administrative dhe me shkolla që do të shërbejnë si njësi vaksinimi. Ka orare dhe do të vijnë të bëjnë vaksina.

Është një hap i madh para dhe në ditët në vijim do të kemi një lajm shumë të mirë për të ardhur më shumë vaksina. Do të arrijmë që të kryejmë vaksinim intensiv, do të vaksinojmë pensionistët

Vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq dhe do të na duhet të bashkëjetojmë për nje fare periudhe. Mundin e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë.

Më lejoni që mos të bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtetet një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe që kërkon solidaritet njerëzor më këdo qoftë dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime mendore të dukshme.’- tha Rama