
Gjykata e Lezhes ka caktuar masat e sigurise arrest ne burg pa afat per Klevis Ndrecen dhe Danjel Gjeloshin, te cilet u arrestuan nga policia per perplasjen me arme ne lac, ku mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosen 4 te tjere mes te cileve dhe nje grua e pafalshme shitese qirinjsh ne rruge. Klevis Ndreca u parait ne gjykate per tu njohur me masen e sigurise, ndersa Danjel Gjeloshi i cili po merr mjekim ne soital, pasi mbeti i plagosur u perfaqesua nga avokati i tij mbrejtes. Pasi degjoi palet gjyqtari Lirim Buluca e caktoi te ligjshem arrestimin e dy te rinjeve dhe vendosi ndaj tyre mas e sigurise, arrest ne burg vepren penale te vrasjes dhe armbajtje pa leje. Nge teresia e veprimeve hetimore rezulton, ae Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin.Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja. Sapo kanë ndaluar dhe zbritur, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë.
Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë, të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person.