Dy te rinje te cilet u perplasen me policine ne Mamurras, gjate aksionit te bluve per kapjen e njeri prej tyre i cili ishte ne kerkim do te qendrojne ne burg. 28-vjeçari Amadeo Fufi, u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Delvijot Lusha pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e Amadeo Fufit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Shtetit”.Ndërsa 23-vjeçari Leonard Dema u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pas plagosjes gjatë aksionit të policisë per kapjen e tij.Gjykata vendosi që ai të qëndrojë në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Trentos për kryerjen e veprës penale “Tentativë vrasjeje”, të parashikuar nga legjislacioni penal italian.Operacioni për kapjen e të kërkuarit për tentativë vrasjeje, në aksin Mamurras–Laç, u shoqërua me të shtëna me arme zjarri dhe përfundoi me plagosjen e të riut. Në shoqërinë e Amadeo Fufit, ata tentuan të largoheshin duke përplasur mjetin e tyre me makinën e patrullës së policisë, por efektivët arritën t’i neutralizonin dhe t’i prangosnin dy të rinjtë.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET SENDE TË PALIGJSHME NË IEVP REÇ
Artikulli tjetër“ARBEN BROCI” HAP DYERT PËR NXËNËSIT E KLASAVE 9-TA