Mbrëmjen e sotme rreth orës 18.30 ka ndodhur një përplasje me armë zjarri mes bandave në aksin Bulqizë-Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Peladhi, ndërsa shënjestër ka qenë Fadil Tërnova, person me rekorde të theksuara kriminale.

Sipas njoftimit ë policisë, në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga Fadil Tërnova 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi. Gjithmonë sipas bluve të Bulqizës, drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka lënë automjetin dhe ka njoftuar policinë. Drejtuesi i automjetit lëvizte i vetëm me automjet, ndërsa nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.

Nga kqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi, por në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja. Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet intensivisht, pasi sipas policisë personi që ishte në shënjestër mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale. Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Artikulli paraprakRAPORTET E SHISH PER 127 POLICËT E BIZNESIT TË DROGËS
Artikulli tjetërBIEN NË KURTHIN E FALLXHORES NJË VAJZË DHE NJË BURRË NË TIRANË