Sherr mes tifozëve, s’ka fitues mes Partizanit dhe Kukësit

Ka përfunduar pa gola, por me incidente ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit, që u zhvillua në stadiumin verilindor. Dy pretendentët kryesor për titullin kampion nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës duke ndarë nga një pikë. Ndeshja ka qenë e mbushur me shumë raste për shënim, teksa Emimi goditi edhe shtyllën duke qenë i pafat. Barazimi e ngjit Kukësin me pikë të barabarta me Skënderbeun 47 në krye, ndërsa Partizani është 4 pikë pas tyre në vendin e tretë. Kukësi prej 23 javësh nuk e njeh shijen e humbjes në kampionatin shqiptar të futbollit. Incidenti mes tifozëve Kryendeshja e javës së 23 në kampionatin shqiptar të futbollit mes Kukësit dhe Partizanit është ndërprerë për 4 minuta pas përplasjes mes tifozëve miq me policinë dhe më pas me vendasit. Në minutën e 60 të ndeshjes miqtë thyen stolat e stadiumit pas sharjeve me vendasit, ndërsa më pas u përplasën me policinë, pasi efektivët tentuan të qetësonin gjendjen. Por situata agravoi pas përfshirjes edhe të vendasve, që vrapuan drejt tribunës së tifozëve të Partizanit, por i ndaloi policia. Pas 4′ ndërprerje për shkak të incidentit ndeshja rifilloi dhe u mbyll 0-0.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË SHQIPTAR NË ASTI, FSHIHTE KOKAINË NË SHTËPI
Artikulli tjetërATENTATI NDAJ TË SAPOLIRUARIT NGA BURGU, DYSHOHET PËR HAKMARRJE