Përplasja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Tiranë, si edhe akuzat e Armand Dukës për ndërhyrje politike në zgjedhjet e FSHF-së, ka bërë që në dy organizmat më të mëdha ndërkombëtar të futbollit të ketë lëvizje.

Mediat raportojnë që ditën e hënë do të mbërrije në vendin tonë një grup delegacioni nga UEFA që do të kryesohet nga vetë kreu i saj, Aleksandër Ceferin.

Presidenti i UEFA-së pritet të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku pritet të flasin mbi ndikimin e politikës në futboll dhe njëkohësisht të jepet paralajmërimi i fundit për finalen e Conference League, që rrezikohet të largohet nga “Air Albania”.

Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke përgatitur një dosje voluminoze për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Beteja Veliaj-Duka vijon prej ditësh, ku kryetari i bashkisë Tiranë i kërkoi transparencë për zhdukjen e 2.1 milionë dollarëve të FIFA-s, ndërsa akuzon presidentin e federatës po përdor futbollin për politikë. Veliaj, në cilësinë e kryebashkikuat është aksioner i Shoqatës së Futbollit Tirana, ku Duka manipuloi zgjedhjet për kreun e shoqatës, ndërsa Veliaj nuk i njohu zgjedhjet. Veliaj ka depozituar ditën e sotme dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

Artikulli paraprakQEVERIA MBULON SHPENZIMET PËR KURIMIN E GJYQTARIT TË SHKODRËS, JEP 3 MILION LEKË
Artikulli tjetërULEN INFEKTIMET ME COVID-19 NË VEND/ REGJISTROHEN MBI 1 MIJË E 500 RASTE TË REJA DHE 6 VIKTIMA NË 24 ORË