Përplasjet Llalla-Lu, reagon BE: Vlerësojmë ambasadorin e SHBA

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë i ka dalë në krah ambasadorit të SHBA, Donald Lu, pas përplasjeve që ky i fundit kishte një ditë më parë me kryeprokurorin e Shqipërisë. Me një deklaratë të shpërndarë në faqen e tyre në Facebook, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë shpreh angazhimin për Reformën në Drejtësi. Deklaratë BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Sh.T. Z. Donald LU. BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional. Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE SHBA