Bindja Demokratike mbylli sot fushatën për zgjedhjet e 25 prillit në qytetin e Shkodrës.

Takimi u çel nga të gjithë kandidatët e listës së BD në Shkodër dhe nga kryesuesi i saj, Tonin Uldedaj, i cili falëndëroi pjesëmarrësit dhe kandidatët për fushatën intensive të zhvilluar dhe u shpreh besimplotë se në datën 25, Shkodra do të ishte sërish pikënisja e ndryshimit.

POSTIMI I TONIN ULDEDAJ

Me pjesemarrjen e Astrit Patozit mbyllem sot fushaten elektorale per qarkun e Shkodres. 12 kandidatet e Bindjes me ne krye Tonin Uldedajn u mblodhen me mbeshtetes, dashamires dhe miq ne nje atmosfere te ngrohte dhe optimiste.
Per te thene se ndryshe nga partite ‘e medha’, as mitingjet pa distance sociale, as takimet me zhurme e sharje, dhe sidomos perplasjet me arme si ne shekujt e shkuar, nuk jane as politike dhe as alternative.
Shkojme drejt 25 prillit krenare per nje fushate te qete e qytetare, te sigurt se do marrim nje mandat per qytetaret shkodrane jo per kryetaret dhe oligarket, shpreseshume se nje shprese e re na pret.
#junajepnivotennejujapimbesen
#votobindjentende
#votonr4
#votoastritpatozin
#vototoninuldedajn