Presidenti Ilir Meta ka reaguar për përplasjen mes bizneseve të lokaleve në Vlorë dhe Policisë.

Kreu i Shtetit shkruan në rrjete sociale, se protestat paqësore janë një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta.

Ai thotë se dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti, ofrojnë një mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Reagimi i Ilir Metës:

“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.
Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/watch/?v=4339889302764854

Kujtojmë se mbrëmjen e së dielës në Vlorë, bizneset protestuan për zgjatjen e orarit të lejimit të muzikës. Pas orës 22:00, e cila përkon dhe me orarin e ndalimit të muzikës, ata vendosën kolonën zanore të Himnit Kombëtar.

Pikërisht në këtë moment ndërhyri policia, e cila i vendosi gjobë një biznesi dhe shoqëroi në komisariat stafin.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që orari i muzikës të zgjatet me një orë dhe të lejohet deri në orën 23:00.

Megjithatë, ky orar është i cunguar për bizneset, të cilat thonë se kjo masë ndikon negativisht për ta, pasi në këtë periudhë të vitit qyteti është i mbipopulluar nga prania e turistëve vendas dhe të huaj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTË DEHUR NË TIMON, ME SHPEJTËSI TË LARTË DHE MANOVRA TË RREZIKSHME, POLICIA ‘NUK KURSEN’ SHOFERËT E PABINDUR: ARRESTOHEN 10 PERSONA, PEZULLOHEN 41 LEJE DREJTIMI E VENDOSEN MIJËRA GJOBA
Artikulli tjetërHELMIMI MASIV NË DEÇAN, KRYETARI I KOMUNËS NDËRPRET GJENDJEN E EMERGJENCËS: SITUATA PO NORMALIZOHET