Pas përplasjeve për kryesinë e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, te kryetares se bashkise Shkoder Voltana Ademi dhe kryetarit te bashkise Lezhe Pjerin Ndreu një reagim ka ardhur edhe Këshilli Europian I Bashkive dhe Rajoneve në Bruksel për veprimet e kryetarit aktual të Shoqatës, Pjerin Ndreu. Në shkresën e Këshillit Europian shkruhet:

“Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve i tronditur nga veprimet e Pjerin Ndreut per uzurpimin e Shoqatës së Bashkive. Shoqata për Autonomi vendore, që drejton Erion Veliaj, nuk është njohur dhe pranuar nga organizatat ndërkombëtare me qendër në Bruksel.

Këshilli Europian i Bashkive dënon ashpër iniciativën e ndërmarrë nga kryetari i Lezhës dhe disa bashki të tjera të Partisë Socialiste, anëtare të shoqatës së bashkive të PS. Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve bën thirrje për ndalimin e keësaj iniciative dhe kërkon që palet të diskutojnë në respekt të legjitimitetit të njëra tjetrës.

Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve është në dijeni të procesit ligjor të 30 qershorit 2019, në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkon që palët të punojnë për qëllime te përbashkëta dhe jo njëra palë në maxhorancë të kapë dhe kontrollojë palën tjetër në minorancë.

Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve nuk do të njohë dhe pranojë iniciativën e këtij grupi për të kapur Shoqatën e Bashkive. Reagimi nga Brukseli i Këshillit Europian të Bashkive dhe Rajoneve për iniciativën jo ligjore të Pjerin Ndreut është një leksion për shoqërinë civile dhe ndërkombëtarët në Tiranë për heshtjen e tyre.” përfundon shkresa.