
Vijon të jetë e rënduar situata tek përroi Oblikës, në njësinë administrative Ana e Malit, si pasojë e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave.
Sasi të mëdha plastike, mbetjesh inerte dhe të llojeve të ndryshme kanë mbuluar shtratin e përroit, duke krijuar ndotje masive dhe duke dëmtuar pamjen natyrore të zonës.
Shkak kryesor mbeten banorët e papërgjegjshëm, të cilët vazhdojnë të hedhin mbetjet pa kriter, duke e ndotur krejtësisht zonën.
Situata shqetëson banorët, të cilët kërkojnë masa më të forta, dhe penalizime për ndotësit.
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë disa herë për pastrimin e zonës dhe largimin e mbetjeve, por pavarësisht këtyre aksioneve, problemi rikthehet sërish.






