
Nuk ka të ndalur depozitimi I mbetjeve prannë përroit të Oblikës në njësinë administrative Ana e Malit. Për gjatë gjithë gjatësisë së tij vërehen grumbuj mbeturianash të ndryshëm që hidhen nga banorët e zonës.
Banorët e pranojnë se janë vetë shkatarët e ndotjes së përroit.
Gjitahshtu përroi është mbuluar edhe nga barishtet e shumta, të cilat nuk janë pastruar prej kohësh, duke i dhënë një pamje të shëmtuar zonës. Megjithë rehabilitmin e kësaj zone pak kohë më parë ku u bë edhe rikualifikimi i pallateve në Oblikë, si dhe dhe pastrimi i përroi, sërish situata vijon të jetë problematike.
https://youtu.be/lmIAv-Wv4HQ






