
Përroi Oblikës prej kohësh është kthyer në një vend depozitimi mbetjesh, por situata gjatë kësaj periudhe duket se është rënduar më tepër. Mbeturina inerte, urbane e deri tek kafshë të ngordhura hidhen në këtë përrua duke e kthyer këtë zonë në një vatër infeksioni.
Ajo çka vërehet është që kontinierët e mbeturinave janë bosh, por zona përreth është krjetësisht e ndotur.
Banorët theksojnë se koshat pastrohen rregullisht, por komuniteti zgjedh që mbeturinat të mos i depozitojë në vendin e caktuar por në shtratin e përroit, duke ndotur ambjentin por edhe duke sjellë një pamje të shëmtuar.


