
Mbeturina urbane dhe inerte, e deri tek kafshët e ngordhura depozitohen në përroin e Vrakës, pikërisht në vijën ndarse mes bashkisë Shkodër dhe asaj të Malësise së Madhe në fshatin Shtoj i Vjetër në njësinë administrative Rrethina
Banorët jashtë kamerave e pranojnë se fajtor për këtë situatë janë vet ato pasi ndotja dhe depozitimi i mbeturinave pranë përroit të Vrakës vjen nga banorët e zones
Aksionet e pastrimit për largimin e mbeturinave nga brigjet nuk kanë munguar por perroi Vrakes vijon të ndotet
Përroi i Vrakës, që buron nga malet dhe përshkon rreth 10 km deri në liqenin e Shkodrës eshte kthyer ne kete menyre ne nje vend depozitimi mbetjesh, ndersa pika më problematike mbetet zona pranë hekurudhës, ku ndotja e vazhdueshme po kthet në një problem të madhë për mjedisin dhe që po rrezikon ekosistemin dhe shëndetin e banorëve.






